Pushimet e tejzgjatura mbaruan, Neymar në Paris! Synon të kthehet për…

11 Janar 2022
17:12
Telesport
back button

Neymar u kthye në Paris të dielën, tetë ditë më vonë se bashkëlojtarët e tjerë. Asnjë ceshtje, sepse vonesa është rënë dakord me klubin;

Viktimë e ndrydhjes së kyçit të këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve, sulmuesi 29-vjeçar kishte marrë lejen për të qëndruar edhe një javë në Brazil, ku kaloi pushimet.

Këtu ish-Barcelona vazhdoi programin e rikuperimit së bashku me fizioterapistin dhe trajnerin fizik që e shoqërojnë çdo ditë.

Rikthimi në stërvitje pritet për rreth tre javë, ndërsa do të duhet të presim për ta parë sërish në fushë; synimi është ta kemi atë në dispozicion për ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit