Pushimet luksoze të Ronaldos në Mallorca; shpenzoi 14 mijë euro vetëm për çarçafë, peshqirë…

1 Korrik 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Cristiano ka qenë një nga futbollistët më të paguar në botë për më shumë se një dekadë, por tashmë është renditur i pari në listën e “Forbes” në këtë drejtim, që nga viti i kaluar. Pasuria e tij tani kalon një miliard dollarë. Ylli portugez fitoi më shumë se 125 milionë dollarë në vitin 2021.

Dhe për këtë arsye, në emisionin televiziv spanjoll “Është ora tetë” kanë dashur të llogarisin se sa ka shpenzuar portugezi me familjen për pushimet e kësaj vere. Ai po kalon pushime luksoze, i shoqëruar nga e gjithë familja në shtetin iberik, konkretisht në Mallorca.

Deri atje ka udhëtuar me avionin e tij privat, që kap vlerën e 22 milionë eurove. Sapo ka mbërritur në Mallorca ka “përqafuar” jahtin e vet, vlera e të cilit është 6.5 milionë euro. Mjeti luksoz lundrues është 27 metra i gjatë.

Cristiano dhe familja e tij qëndruan në një shtëpi që kishte disa dhoma, fusha sportive për futboll, tenis, basketboll, volejboll plazhi, si dhe një palestër e xhakuzi. Në fshat, lojtari i Manchester United, pavarësisht të gjitha gjërave që kishte vila luksoze, shpenzoi 14.000 euro për sendet shtëpiake: peshqirë, çarçafë dhe produkte të tjera të nevojshme për çdo ditë.

Përveç kësaj, aty Cristiano ka kërkuar dhe blerë përmes internetit disa syze dielli me vlerë 4000 euro. Në programin “Është ora tetë” donin t’i llogaritnin të gjitha shpenzimet e Cristianos në Mallorca, në këto ditë pushimi. Kanë shtuar koston e jahtit, avionit privat, sendet shtëpiake, syzet e diellit dhe ka dalë në rreth 27.6 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit