“Pushimi nga coronavirus do t’i rikthejë ata të dy më të fortë”

11 Maj 2020
11:13
Telesport
back button

Pezullimi i detyruar i aktiviteteve sportive për shkak të coronavirus mund të ndryshojë hierarkitë e sportit të tenisit. I këtij mendimi është një prej ikonave të këtij sporti, Boris Becker, që konfirmon se do të kemi rikthime të bujshme në majë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-tenisti gjerman shprehet se dy kampionë si Roger Federer dhe Serena Williams, do të jenë sërish fitues dhe se pushimi u ka bërë mirë. “Kjo situatë nuk sjell benefite për tenistët e rinj, që kanë humbur një vit eksperiencë dhe më pak mundësi për të mundur më të mirët”, tha Becker.

Këtë periudhë nuk po luhet tenis dhe kjo ka qenë pozitive për Roger Federer dhe Serena Williams, që u ka dhënë mundësi të rikuperojnë nga problemet fizike të moshës apo nga operacioni. Ata kanë mundësi të luajnë më gjatë. Kjo vlen edhe për Nadal e Djokovic”, tha Becker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit