Puthi gazetaren pas intervistës, vjen gjoba për boksierin bullgar

15 Maj 2019
12:07
Telesport
back button

Boksieri bullgar Kubrat Pulev është gjobitur me 2500 dollarë nga Komisioni i Sportit të Kalifornisë, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj gazetares Jennifer Ravalo, të cilën ai e puthi në buzë gjatë një interviste. Ngjarja ka ndodhur më 23 mars, pas duelit të fituar nga Pulev ndaj rumunit Bogdan Dinu.

Pas duelit, gazetarja Jennifer Ravalo i bëri Pulev një intervistë, në fund të së cilës ai puthi në buzë gazetaren. Si pasojë e këitj veprimi, Komisioni i Sportit të Kalifornisë vendosi fillimisht të pezullojë boksierin, duke i hequr pa afat licensën boksierit ballkanas.

Edhe pse Pulev ka kërkuar ndjesë për atë gjest, masat disiplinore ndaj tij nuk kanë munguar. Madje boksieri kërkoi ndjesë edhe të martën, kur doli para Komisionit të Sportit të Kalifornisë, për të kërkuar licensën për boksim.

Komisioni vendosi që pezullimi të përfundojë më 22 korrik, pra dënimi do të zgjasë 4 muaj. Gjithsesi, Pulev nuk do të lejohet të duelojë në shtetin e Kalifornisë derisa të paguajë gjobën. Dhe, në rast përsëritje të një sjellje të tillë, ai do të përjashtohet përgjithnjë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit