“Qaja dhe s’isha mirë”, 133 milionëshi: Doja të largohesha nga Premier League

29 Nëntor 2023
16:12
Denis Hakanaj
back button

Ndonjëherë rezultati i arritur nuk është aq i rëndësishëm sa udhëtimi dhe përpjekjet e bëra për ta arritur atë.

Një situatë që Moises Caicedo e përjetoi vetë në vitet e para në Angli, plot shqetësim dhe vetmi.

Futbollisti i Chelsea-t, dikur i Brighton-it, foli për këtë në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit anglez, ku ka kujtuar momentet më të vështira të karrierës.

Sulmuesi foli fillimisht për mbërritjen në Angli, një vend dhe mënyrë jetese krejtësisht ndryshe nga ato në Ekuador.

“Ishte shumë e vështirë për mua, isha vetëm, pa familjen time, nuk dija anglisht, ishte një zonë tjetër orare, një lloj ushqimi tjetër…

“Kam qarë çdo ditë në atë hotel. Telefonova prindërit e mi dhe u thashë se doja të kthehesha në Ekuador, se doja të hiqja dorë nga gjithçka, por ata më këshilluan të qëndroja”.

Një zgjedhje e mençur ajo e Moises Caicedo, i cili vetëm verën e kaluar u shit nga Brighton te Chelsea për një shumë të jashtëzakonshme prej 133 milionë eurosh.

“Tani jam këtu, te Chelsea, dhe i shijoj të gjitha ndeshjet. Është një ëndërr të jesh pjesë e një klubi të madh, thjesht shpresoj të fitoj diçka këtë sezon. Premier League është e gjatë, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit