Qelbesh era gojë, reagimi i yllit të Arsenal po thyen rrjetin (Video)

15 Mars 2019
10:36
back button

Arsenal fitoi 3-0 ndaj Rennes dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Europa League edhe pse në ndeshjen e parë u mundën 3-1 nga skuadra franceze.

Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore.

Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët. Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit