Qëllohet me th*kë në burg mjeku që abuzoi seksualisht me gjimnastet amerikane

11 Korrik 2023
12:14
Telesport
back button

Larry Nassar, ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës, është qëlluar dy herë me thikë në një burg federal, ku po kryen dënimin për abuzimin seksual ndaj gjimnasteve. Sipas mediave amerikane, Nassar është goditur me thikë në shpinë e në gjoks, gjatë një sherri që ka patur me një të burgosur tjetër.

Mediat amerikane sqarojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e diel, në burgun e Coleman, në Florida. Gjendja e tij shëndetësore për momentin duket e qetë dhe Nassar është jashtë rrezikut për jetën, por goditjet me thikë që ka marrë janë të forta.

Nassar është dënuar për abuzime ndaj qindra gjimnasteve, përfshi edhe ato olimpike. Ai ka qenë mjek i kombëtares amerikane të gjimnastikës për 18 vite me radhë, por edhe përgjegjësi mjekësor në Universitetin e Michigan. Gjykata e shpalli fajtor ndërkohë që ai ishte në burg, ndërkohë që 500 gjimnastet që e akuzuan kanë përfituar në total rreth 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit