Qëlloi me shuplakë volejbollisten e tij 18-vjeçare, vjen dënimi i rëndë për trajnerin e “Korça Volley”

5 Maj 2023
15:46
Alfred Lleshi
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit, nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv ka reaguar ashpër, duke e konsideruar veprim të paprecedentë dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të “Korça Volley”, përgjatë pushimeve të lojës, nga trajneri i tyre Romeo Xega.

Ky trajner ka qenë disa herë objekt i Komisionit të Disiplinës pranë FSHV-së, teksa është penalizuar edh dënuar me masa të ndryshme disiplinore, bazuar në Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Etikës e Disiplonës të FSHV-së.

Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv u tregua i prerë kësaj here, duke e përjashtuar përgjithmonë nga drejtimi në volejbollin shqiptar. Më saktësisht, Komiteti Ekzekutiv vendosi:

“Z.Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi, pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatojë me përpikmëri e të ndëshkojë këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme, duke denigruar figurën e sportit dhe prishur imazhin e lojës së volejbollit”.

E TURPSHME për sportin shqiptar, trajneri godet me shuplakë volejbollisten 18-vjeçare (pamjet)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit