“Qemal Stafa ishte nevojtore!”, Rama ngacmon edhe legjendën e Milanit!

18 Nëntor 2019
14:44
back button

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur në selinë e tij, ku ishte i ftuar edhe delegacioni i UEFA-s me Aleksandër Ceferin në krye, teksa do të bëhej përurimi i “Air Albania Stadium”, përveç se ka përmendur edhe njëherë faktin se “asnjë qindarkë e taksapaguesve nuk do të preket për këtë stadium që është investim i partneritetit publik”, u ndal edhe te fakti se “kjo arritje e madhe është një ëndërr që realizohet dhe që e dëshiroja shumë. Ai ku luanim dhe ku shkonin tifozët më parë ishte nevojtore…”.

Më pas, një ngacmim edhe presidentit të Federatës së Malit të Zi, Dejan Savicevic: “Më vjen  mirë që kam këtu një figurë si ish-futbollisti i Milanit, por që ka edhe kaq kurajo që pas humbjes 7-0 ndaj Anglisë gjen guximin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit