“Qëndrova në këmbë me 6 ditë stërvitje, me 6 javë e mund rivalin me KO”

13 Korrik 2020
9:37
Telesport
back button

Jorge Masvidal humbi duelin për titullin kampion bote në peshën “welter” ndaj kampionit në fuqi Kamaru Usman, sfidë e zhvilluar në eventin UFC-251. Një rezultat deri diku i pritshëm, duke qenë se Masvidal u afrua në këtë duel në momentin e fundit, me vetëm 6 ditë stërvitje. Ai zëvendësoi në këtë duel Gilbert Burns, që doli pozitiv me Covid-19.

Duke folur pas duelit, Masvidal tha: “Nuk dua të justifikohem për humbje, pasi Usman ishte më mirë se unë në këtë duel. Në disa zona të kafazit ai ishte më superior se unë, por në disa momente isha unë ai që dominoja. Bëra shumë gabime në kafaz dhe e ndjeja që nuk isha në formën më të mirë”.

Mendoj se kjo ishte më e mira që mund të jepja me kaq pak ditë stërvitje. Nëse do të zhvilloja një fazë përgatitore të plotë, 6-8 javë, atëherë rezultati do të ishte ndryshe. U stërvita vetëm 6 ditë dhe ai nuk arriti të më hidhte në tapet, por fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Nëse do të stërvitem normalisht, atëherë e di që e mund kollaj”, tha Masvidal.

Masvidal, që mban gjerdanin e BMF (Baddest Mother Fu**er) shpreson që UFC-ja t’i japë një tjetër shans për titullin. “Do të bëj gjithçka që të kem sërish këtë mundësi. Herës tjetër, Usman do të ketë përballë një rival krejt tjetër dhe në fund do të mbaj unë gjerdanin”, u shpreh Masvidal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit