Qentë e Mbretëreshës dhe kërkesa e veçantë e ish-yllit të Arsenal-it që turpëroi ekipin

16 Qershor 2022
17:15
Denis Hakanaj
back button

Kur një ekip fiton diçka të rëndësishme, nuk është aq e vështirë të fitosh … një takim me një kryetar shteti. Kjo ndodh me ekipet kombëtare, por edhe me klubet që marrin fitojnë kompeticione kontinentale.

Dhe pastaj ka paraqitje të tilla të pabesueshme që meritojnë gjithsesi një vizitë në pallatet e pushtetit. Siç ishte rasti me Arsenal-in, i cili në ditët kur Wenger ishte atje fitoi disa trofe, duke përfshirë një Premier League pa humbur asnjë ndeshje të vetme.

Kështu, siç tha Emmanuel Eboue për The Telegraph vite më parë, kur erdhi thirrja nga Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II në Buckingham Palace, ish-mbrojtësi i krahut vendosi se ishte koha … për t’u vënë re.

Etiketa e përmbysur – Dhe të mendosh se para se të mbërrinte në pallat, kapiteni Thierry Henry e kishte paralajmëruar shokun e tij të skuadrës, nga frika se mbrojtësi do ta vinte në siklet atë dhe ekipin.

“Shkuam atje dhe Thierry më tha ‘Të lutem Emmanuel, ne jemi në Buckingham Palace, është shtëpia e Mbretëreshës, mos bëj asgjë. Dhe unë thashë ‘mos u shqetëso, nuk do të ketë probleme’.

“Pastaj mbërrin Mbretëresha dhe fillon të shtrëngojë duart me të gjithë lojtarët. Kur ajo mbaroi, unë pashë të gjithë qenët e saj dhe e thirra: ‘Madhëri, Madhëri …’. Ajo u kthye dhe erdhi të fliste me mua.”

Jo tamam etiketa që pritej gjatë një takimi me Madhërinë e Saj. Por Eboue gjithashtu arrin … të bëjë shumë më keq.

Qentë e Mbretëreshës – Kur ajo u afrua, i thashë: “Madheri, të lutem, nuk dua të jem më futbollist, dua të kujdesem për qentë e tu, dua t’i nxjerr ne shëtitje, t’i laj, t’i ushqej. Dua të bëhem një kujdestar qensh!”.

Mund të imagjinohet vetëm fytyra e Henrit, por edhe e Wengerit dhe e gjithë pjesës tjetër të Arsenal-it në momentin kur Eboue i drejtohet Mbretëreshës në këtë mënyrë. Mirëpo, nga sa shpjegon ish-futbollisti, të gjithë e kanë marrë shumë mirë.

“Vërtet, mbretëresha qeshi dhe po ashtu edhe Princi Philip. Dhe të gjithë shokët e mi të skuadrës.” Me pak fjalë, pasi la futbollin vetëm në moshën 33-vjeçare, ish-mbrojtësi i krahut mund të ketë gjetur edhe një aktivitet tjetër. Në fund të fundit, qentë e Buckingham Palace vazhdojnë të jenë atje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit