Qerimaj i artë ne Mesdhe, medalje edhe për Calen e Godellin

4 Tetor 2019
17:24
Telesport
back button

Në San Marino u zhvillua sot edicioni i 12-të i Kupës Mesdhetare të peshëngritjes, event ku Shqipëria u përfaqësua me 3 shtangistët e saj më të mirë. Të tri këta peshëngritës nuk zhgënjyen, duke siguruar zonën e medaljeve në këtë event.

Erkand Qerimaj siguroi 3 medalje të arta në peshën 81kg. Shkodrani e mbylli stilin e shkëputjes me 156kg, atë të shtytjes me 190kg dhe në dygarësh arriti rezultatin 346kg, duke siguruar kështu 3 medalje të arta. Një paraqitje e mirë e Qerimaj në këtë turne.

Rezultatet teknike te Kupes se Mesdheut ne peshengritje

Po në peshën 81kg garoi edhe Daniel Godelli, që i dha Shqipërisë dy medalje bronzi. Në shkëputje, shtangisti kuqezi u rendit i treti me 150kg, ndërsa në shtytje ngriti 181kg, duke zënë vendin e katërt. Godelli u rendit i treti në dygarësh me 331kg, duke marrë sërish medalje bronzi.

Në peshën 73kg, Briken Calja siguroi një medalje argjendi në shkëputje me 151kg. Në shkëputje ai ngriti 175kg, duke marrë medaljen e bronzit. Në dygarësh, Calja u rendit i treti me 326kg, duke marrë një tjetër medalje bronzi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit