Qerimaj: Medalje e veçantë, plot dy dekada me trofe si peshëngritës

1 Qershor 2022
11:28
Telesport
back button

Peshëngritësi Erkand Qerimaj u shpall një ditë më parë kampion Europe në peshën 73kg, në stilin e shkëputjes, duke ngritur 150kg. Edhe pse e nisi garën nga Bateria B, ai arriti të varë në qafë medaljen e artë, atë të kampionit të Europës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtangisti shkodran konfirmon se për të kjo medalje është e veçantë, pasi vjen 20 vjet pas medaljes së parë që ka fituar në karrierën e tij të gjatë e të suksesshme në këtë sport.

Kampion Europe! Medalje ari… fantastike. 2002-2022, plot dy dekada me medalje, rekorde dhe kupa. Shumë i lumtur për veten, familjen dhe gjithë shqiptarët, që arrij të shpallem kampion Europe. Faleminderit për mbështetjen”, shkruan Qerimaj.

Në Tiranë, prej disa ditësh ka nisur Europiani i shtangës, ku deri më tani vendi ynë ka siguruar medalje me Erkand Qerimaj dhe Evangjelia Veli. Kjo e fundit mori 3 medalje në peshën 55kg, dy të arta dhe një të argjendtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit