“Qershia është kthyer në tortë”, Allegri para Inter-it: E di çfarë do të thonë po fituam

10 Maj 2022
21:12
Denis Hakanaj
back button

“Luhet për një trofe? Unë jam i qetë: për të fituar do të duhet durim dhe kthjelltësi”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të finales së Kupës së Italisë.

Tekniku livornez ka vazhduar: “Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira të kampionatit. Është gjithmonë Inter-Juventus, një ndeshje gjithmonë e ekuilibruar. Më pas, episodi i duhur vjen pas 2′ dhe ndeshja zhbllokohet”.

Finalja e Kupës së Italisë, për Juventus-in, në kohë të tjera, do të kishte qenë qershia mbi tortë: “Tani është gjithë torta. Kështu që do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta fituar këtë trofe”.

I pyetur nëse Kupa e Italisë do ta shpëtonte sezonin e bardhezinjve: “E kemi nisur keq dhe kemi bërë një rikuperim të madh. Kemi luajtur gjithmonë në Champions: është e vërtetë se jemi eliminuar, por kërkojmë të përmirësohemi çdo vit.

“E di që tani se po e fituam do të thonë ‘është vetëm Kupa e Italisë’. Nëse do ta humbim, për Juventus-in do të jetë një sezon katastrofë. Ne, si skuadër dhe klub bëjmë vlerësime të tjera”.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, i ka thurur elozhet Dusan Vlahovic-it: “Unë shpresoj që Dusan të shënojë dy gola, jo vetëm një në finale. I zemëruar gjatë ndeshjes me Genoa-n? Tregon sa e rëndësishme është për të të bëjë mirë me Juven”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit