QESHARAKE: Lojtari i Frankfurt padit nënën në gjykatë për… 6 fanella!

19 Shtator 2019
13:59
Eraldo Harlicaj
back button

Një ngjarje sa qesharake, sa e turpshme ka përfshirë futbollistin Danny da Costa të Eintracht Frankfurtit. Ai ka paditur nënën e tij në gjykatë dhe do të përballet me të më datë 19 shtator. 

Arsyeja? Ai kërkon që nëna e tij t’i rikthejë 6 fanella të hershme nga karriera e tij. Prindërit e da Costas janë ndarë dhe lojtari mbajti anën e mamasë duke e ndihmuar dhe me financa. Marrëdhëniet mes të dyve janë prishur krejtësisht dhe kur u largua nga apartamenti i djalit të saj mori fanelat. 

Lufta bëhet dhe për para, por padia e vërtetë është për 6 fanelat. Danny da Costa po luan aktualisht me Eintracht Frankfurtin, ndërsa më herët ka luajtur te Bayer Leverkusen, Ingolstadti dhe për ekipet kombëtare të Gjermanisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit