QESHARAKE: “Marca” zbulon ofertën e Barcelona-s për Lautaro Martinez! Agjentët e argjentinasit i qeshën në fytyrë

25 Shtator 2020
17:03
Telesport
back button

Prapaskenë e bujshme ajo që publikoi pak minuta më parë gazeta spanjolle Marca në lidhje me interesin e Barcelonës për Lautaro Martinez.

Sipas asaj që u raportua, klubi katalanas në një përpjekje për të mbledhur likuiditetin e nevojshëm për të blerë argjentinasin nga Interi së pari do të kishte kërkuar ndihmë nga Jorge Mendes, agjenti historik i Cristiano Ronaldos, për të shitur Nelson Semedo (zyrtarisht te Wolverhampton) dhe Jean-Clair Todibo te Everton dhe, më pas, komunikoi në një nga diskutimet e vazhdueshme me Beto Yaqué dhe Roly Zarate, agjentët e “EL Toro”, që propozimi i tyre të mos kalonte 15 milion euro plus bonuse.

Një ofertë që agjentët e numrit “10” e përcaktuan si “qesharake”.

Për këtë arsye, të ballafaquar me këtë propozim, agjentët e Lautaro Martinez vendosën të shkojnë në Milano në orët e ardhshme me një ide të vetme në mendje: të rinovojnë me Interin dhe të mbyllin përfundimisht derën në fytyrën e Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit