Qesharaku Suarez, kërkon penallti sepse portieri preku topin me dorë (VIDEO)

25 Qershor 2019
9:49
back button

Uruguai fitoi 1-0 ndaj Kilit, ku përcaktues ishte goli i Edinson Cavani, që i dha kualifikimin për në çerekfinale.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Luis Suarez, i cili në minutën 23’ të pjesës së parë pati një shans të artë për të shënuar, por në tentativë për të shmangur portierin u largua shumë nga porta.

Gjithsesi sulmuesi i Barcelonës arriti të mbajë topin brenda loje, por në tentativë për të pasur për tek shokët e skuadrës, portieri i hidhet para dhe ia ndal topin me dorë duke e nxjerrë në këndore.

Në këtë moment regjistrohet edhe momenti gazmor kur Suarez ngre duart lart dhe i kërkon arbitrit penallti për prekje të topit me dorë, duke harruar që ai që e preku ishte portieri dhe ishte brenda zone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit