Qeveria japoneze jep alarmin: Olimpiada në dyshim, duhet menduar për alternativa të tjera

15 Janar 2021
12:42
Telesport
back button

Ministri i Reformës Administrative dhe Normave në qeverinë japoneze, Taro Kono, ka lëshuar sot alarmin në lidhje me Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që do të zhvillohen këtë verë në Japoni. Ai ka pranuar se gjendja e emergjencës që është shpallur në Tokio mund të vërë në dyshim Olimpiadën edhe pse duhen ende 6 muaj nga fillimi i saj.

Me Olimpiadën nuk ka asnjë siguri. Gjithçka mund të ndodhë”, tha Taro Kono, që bëhet funksionari i parë i lartë i qeverisë japoneze që lëshon alarmin në lidhje me Lojërat Olimpike. Ato ishin planifikuar të organizoheshin verën e shkuar, por u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19.

Aktualisht, në Japoni, 11 rajone, përfshi edhe Osaka e Kyoto, kanë mbyllur kufijtë. “Ne po përgatitemi maksimalisht, por komiteti organizator i këtij eventi dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet të mendojnë edhe për alternativa të tjera. Mendoj se brenda marsit duhet marrë një vendim”, tha ministri japonez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit