Qeveria keniane mbyll lokalet, plas protesta për Liverpool-Arsenal

23 Gusht 2019
20:53
Telesport
back button

Kjo fundjavë në Kenia është e rëndësishme, pasi qeveria do të kryejë censusin për regjistrimin e popullsisë. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur që të gjitha lokalet e baret të jenë të mbyllura deri ditën e hënë, në mënyrë që njerëzit të jenë në shtëpitë e tyre.

Ky vendim ka krijuar një revoltë popullore, sidomos tek ata që janë të apasionuar pas futbollit anglez, pasi nuk kanë mundësi të shohin live ndeshjen e Premier League, Liverpool-Arsenal. Janë të shumtë ata që po blejnë arka me birra për të parë ndeshjen në shtëpi përmes abonimit me pagesë.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi ta shohin në ekranet e tyre, ndaj kanë kërkuar nga qeveria të lërë të hapura lokalet për 2 orë: 19:30-21:30 ora lokale në Kenia, kur dhe luhet sfida. Por edhe kjo kërkesë është refuzuar. Ndaj disa kanë kërkuar nga qeveria që ndeshja të jepet gratis në televizionin kombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit