Qeveria pezullon financimet, në dyshim gara e Meksikës në Formula 1

10 Dhjetor 2018
13:28
Telesport
back button

Botërori i Formula 1 mund të pësojë një krisje në të ardhmen. Gara e Çmimit të Madh të Meksikës edhe pse është një nga më të ndjekurat e këtij sporti, rrezikon të dalë nga kalendari duke nisur nga viti 2020. Organizatorët e kësaj gare konfirmojnë se gara e vitit 2019, më 27 tetor, do të zhvillohet rregullisht sipas kalendarit, por duke nisur nga viti 2020 kjo pistë rrezikon të mos jetë më pjesë e Formula 1. Kjo pistë u rikthye në Botërorin e Formula 1 në vitin 2015, pas një mungese 13-vjeçare.

Qeveria meksikane nuk ka më në plan të financojë pistën ku zhvillohen garat e Formula 1, e cila pa këtë mbështetje rrezikon të falimentojë. Ana Gabriela Guevara, anëtare e komisonit shtetëor për sportin, tha: “Duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje, pasi qeveria nuk ka më në plan të financojë pistën, pasi nuk do që paratë e taksapaguesve të shkojnë për garën e Formula 1. Për Meksikën problemi më i madh është varfëria, pasi një pjesë e madhe e popullsisë është në kushte të mjerueshme”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit