“Qielli është kufiri. Fluturoni, fëmijë….”; Ronaldo përulet para rekordit të Neymar me Brazilin

15 Tetor 2020
8:49
Alfred Lleshi
back button

Ronaldo lavdëroi patriotin e tij, Neymar, që e tejkaloi si golashënues në kombëtare. Tani, ylli i PSG është i dyti në renditjen e atyre që kanë shënuar më shumë në historinë e Brazilit. “Hat-trick” i 28-vjeçarit në fitoren 4-2 ndaj Perusë, të martën, e pa atë të eklipsonte Ronaldon e madh në Brazil. Me 64 gola ndërkombëtarë, Neymar kaloi Ronaldon (62) dhe ka përpara vetëm Pele (77), me rekordin e të gjitha kohërave të Brazilit.

Ronaldo, i cili fitoi dy Kupa Bote gjatë kohës së tij me Brazilin, midis viteve 1994 dhe 2011, përdori rrjetet sociale për të lavdëruar arritjen e Neymar. “Gjithë respekti im për ty @neymarjr, – shkroi ish-sulmuesi 44-vjeçar përmes Instagramit, të mërkurën. – Ai luan shumë mirë, jep asiste, driblon, përplaset, shënon. Qielli është kufiri. Fluturoni, fëmijë! Çfarë historie të bukur po shkruani. Një lojtar i plotë dhe gjithnjë e më i pjekur.

Yll! Trajtimi i presionit nga fusha ndonjëherë është më sfidues sesa vetë topi. Tani më thuaj: nga kemi ardhur, ku kemi mbërritur…, kush do të na tregojë se çfarë është e pamundur? Vazhdoni t’iu besoni instikteve tuaja, sepse talenti është i juaji dhe askush nuk mund të ta marrë atë. Ju keni shumë rekorde për të thyer dhe shenja për të lënë. Krenar për të parë një brazilian në krye!”

Performanca e trefishtë e Neymar kundër Perusë ishte gjithashtu rasti i katërt, që ai ka shënuar tre ose më shumë gola për vendin e tij në një ndeshje, por hera e parë në një sfidë zyrtare konkurruese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit