Quajeni derbi i Handanovic, 52 sekondat që “shenjtëruan” portierin e Interit (video)

22 Shkurt 2021
15:37
Alfred Lleshi
back button

E gjitha ndodh në 52 sekonda, më pak se një minutë. Tri superpritje nga Samir Handanovic në Milan-Inter 0-3. Këto janë “bëmat”, që ndalojnë “Djallin” të hapë fatin e ndeshjes dhe i hapin rrugën triumfit zikaltër.

Derbi, gjithashtu ishte meritë e kapitenit. Slloveni i akullit reagon kështu për kritikat ndaj tij dhe ngre kokën siç ka ndodhur kaq shpesh në karrierën e tij. “Vula” vendimtare në derbi, që vlen tri pikë të arta ndaj kushërinjve kuqezinj dhe distancimin +4 në renditje.

Minuta 47: Ibra tenton dy goditje të forta në pak sekonda, por Handanovic thotë jo, duke bllokuar portën e tij me ndërhyrje të mrekullueshme. Instinkt, talent dhe një ndjenjë pozicioni. Zlatan mbetet me gojë hapur, Interi falënderon sllovenin.

Më pas është Tonali, që përpiqet. Një inkursion nga pjesa e pasme dhe një predhë nga 20 metra, e destinuar të rrëshqasë nën traversë, por nuk e lejon Handanovic, natyrisht. Portieri i Interit lejon që “banda” e Conte të ruajë avantazhin e pjesës së parë me Lautaro dhe të përgatisë terrenin për një të dielë triumfale: përsëri “Toro” dhe Lukaku, në fakt do të vulosnin delirin zikaltër në derbin më të rëndësishëm të dekadës së fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit