Quajti Juan Jesus majmun, tifozi i Romës: Nuk jam racist, duhet të përjashtoni të gjithë tifozët e Interit

29 Shtator 2019
18:32
back button

Në një intervistë tepër të çuditshme, tifozi i Romës që është ndaluar të shkelë në stadium për shkak të abuzimit racist ndaj Juan Jesus në rrjetet sociale insiston se ai nuk është aspak racist.

Ai ka ofenduar rëndë mbrojtësin brazilian në Instagram dhe tani gjatë një interviste me La Repubblica ka gjetur një vend për t’u shprehur, duke treguar edhe njëherë gjendjen e Italisë për sa i përket këtij problemi.

“Kërkoj falje, kam gabuar dhe nuk dua të gjej justifikime,” shprehet Dell’Aquila. “Do të doja të takoja Juan Jesus, t’i jap një përqafim dhe t’i jap fund gjithë kësaj çështjeje. Nëse Roma do që un të mos shkel më në stadium, ashtu qoftë, megjithëse un nuk jam dakord.

Unë e mohoj kategorikisht se jam racist. I kam thënë lojtarit se ishte një majmun i madh dhe për këtë kërkoj falje. Kam përdorur termin e gabuar, majmun, por ndonjëherë e ekzagjeroj.

Sezonin e kaluar tifozët e Interit kanë ofenduar Koulibaly-n për 90 minuta, kështu që nëse doni të më pezulloni mua për një frazë, atëherë i gjithë San Siro duhet pezulluar gjithashtu.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit