Quartararo dominon provat në Japoni, Marquez garon për rekordet

18 Tetor 2019
10:32
Telesport
back button

Fabio Quartararo me Yamaha Petronas dha kohën më të shpejtë sot në pistën e Motegi, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Moto GP. Piloti francez ndali kronometrin në 1’44”764, duke lënë pas spanjollin Maverick Vinales.

Në vendin e tretë u klasifikua kampioni i saposhpallur i botës, Marc Marquez me Honda dhe pas tij u renditën 3 italianë: Andrea Dovizioso (Ducati), Valentino Rossi (Yamaha) dhe Franco Morbidelli (Yamaha Petronas).

Fakti që pilotët më të mirë ndodhen në vendet e para të provave të lira lë të shpresosh në një fundjavë me rivalitet. Marquez e ka siguruar matematikisht titullin kampion dhe tani dueli më i madh është për vendet e tjera në renditjen e përgjithshme.

Të shtunën, ora 08:05-08:55 e mëngjesit, do të zhvillohen provat zyrtare për “pole” në Motegi. Ndërsa të dielën, në orën 08:00, do të zhvillohet gara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit