Rabiot: “Tottenham është shumë përpara Juves…”

21 Korrik 2019
20:36
back button

Juventus luajti këtë të dielë miqësoren e parë zyrtare në këtë fazë përgatitore, duke u mundur me rezultatin 3-2 nga Tottenham, në daljen e parë të trajnerit Maurizio Sarri në krye të pankinës bardhezi. Një përballje plot gola, spektakël dhe emocione, por që në përfundim foli në favor të anglezëve.

Faktë të cilin e konfirmon edhe mesfushori më i ri i Juventusit, Adrien Rabiot. Ish-ylli i PSG nuk fsheh aspak faktin që Spurs-at ishin mbi bardhezinjtë. “Në kompleks ishte një ndeshje e mirë. Në pjesën e parë ishim më shumë në vështirësi, por kishim përballë një ekip shumë të mirë dhe që është shumë përpara Juventusit, në aspektin e përgatitjes fizike. Personalisht kam ende nevojë të rritem fizikisht, por ishte ndeshja e parë dhe ndihem mirë”, deklaroi Rabiot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit