Rafael Nadal gjysmëfinalisti i parë, në katërshe edhe Madison Keys

25 Janar 2022
8:55
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it Australian Open, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë.

Rafael Nadal siguroi një biletë për në gjysmëfinale pas fitores 3-2 ndaj kanadezit Denis Shapovalov, një ndeshje që zgjati më shumë se 4 orë. Spanjolli fitoi 6-3, 6-4 dy setet e para, por nuk e mbylli dot ndeshjen.

Rivali kanadez “zgjohet dhe fiton 6-4, 6-3 dy setet e tjera, duke çuar ndeshjen në setin final. Në këtë set nuk ka histori, pasi Nadal dominon dhe fiton 6-3. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë fituesi i sfidës Monfils-Berrettini.

Te femrat, gjysmëfinalistja e parë është tensitja amerikane Madison Keys. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-2) çeken Barbora Krejcikova. Një fitore e lehtë e Keys, surpriza e këtij turneu, që për herë të dytë në karrierë shkon deri në katërshen e këtij turneu (hera e parë viti 2015). Ajo pret të mësojë emrin e fitueses që do të dalë nga sfida Barty-Pegula.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit