Ragnick i pavendosur, Milani i rikthehet idesë së bujshme për trajnerin

4 Prill 2020
11:02
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja është e pasigurt, tani më shumë se kurrë. Me lamtumirën e Boban, tashmë të zyrtarizuar, dhe atë të Maldini, që duket se po afrohet, Milani e gjen veten para vendimeve të ndërlikuara për të ardhmen. Këto vendime janë të gjitha në duart e Ivan Gazidis dhe bashkëpunëtorëve të tij. Duke nisur nga trajneri.

Sipas “Corriere dello Sport”, zgjedhja e parë e CEO kuqezi nuk duket më aq e realizueshme. Ralf Rangnick, në të vërtetë, po ngurron për marrëveshje të menjëhershme, siç u duk vetëm disa javë më parë. Kështu, menaxhmenti kuqezi duhet të mendojë për një pistë tjetër, këtë herë italian Luciano Spalletti. Jo një emër i ri, duke pasur parasysh që tashmë, para ardhjes së Piolit, Milani e kishte tentuar atë. Pastaj mosmarrëveshja me Interin për pagën e shkëputjes ngriu gjithçka. Spalletti ka një kontratë me Interin, por të shkohet drejt një page të veçantë mund të jetë më e lehtë. Që nga sezoni 2004-2005, ai ka arritur në Champions 11 herë: e 12-ta mund të jetë me Milanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit