E BUJSHME: Raiola hakmerret me Barcelonan për… De Ligt, i çon “diamantin” 16 vjeçar te PSG!

23 Korrik 2019
15:19
Anton Cicani
back button

Pritej të ishte e ardhmja e Barcelonas, sidomos duke ditur se rendimenti i tij te moshat ishte i jashtëzakonshëm. Por, futbollisti 16 vjeçar i rritur te kantera katalanase, Xavi Simons, do të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër skuadër dhe larg Spanjës.

Në një postim zyrtar, mesfushori i talentuar blaugrana ka lajmëruar prishjen e marrëdhënies me Barcelonan, ku ka qëndruar për plot 9 vite, pasi mbërriti në një moshë kur ishte vetëm 7 vjeç.

"Iki nga Barcelona që më dha gjithçka, por Barcelona do të vazhdojë të jetë me mua kudo që do të shkoj!".

Agjenti i tij, Mino Raiola, ka punuar sipas "El Mundo Deportivos" që kjo ndarje të ndodhte dhe që të mos vinte kontrata profesioniste e Simons. Një farë hakmarrje nga agjenti i shumë futbollistëve, mes tyre De Ligt. 

Pikërisht prishja e marrëveshjes për De Ligt pasi Barcelona nuk pranoi kushtet dhe komsionin e Raiolës, bëri që ky i fundit të marrë Simons, për ta çuar, me shumë mundësi, te PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit