Raiola “zbutet” me Manchester United pas pandemisë! Ndryshon e ardhmja e Pogba

10 Qershor 2021
18:26
Telesport
back button

Nga transferimi i mundshëm te rinovimi i kontratës. Ky është skenari i mundshëm për Paul Pogba, mesfushori francez i lidhur me djajtë e kuq për një vit tjetër në kontratën e tij.

Sipas TV britanik Sky Sports, Manchester United ka filluar kontakte me agjentin e tij Mino Raiola për të diskutuar zgjatjen e marrëveshjes aktuale…

Duket pak e çuditshme se si pikërisht Raiola “u zbut” pasi përpara një viti shpërtheu ndaj Manchesterit për ta lënë të shkonte lojtarin që ëndërronte Real Madrid me Zidane trajner…

Madje, shpesh agjenti ka kërkuar që të mos rinovojë por duket se tashmë mundësia ekonomike e klubeve pas pandemisë e ka detyruar që të bëjë prapaktheu!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit