Rakitic del hapur, dëshiron të luajë me Ronaldon

14 Shkurt 2020
10:25
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, pranon se do të dëshironte të luante me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. Një deklaratë e tillë vjen mes dyshimeve mbi të ardhmen e tij në “Camp Nou”. Kroati ishte shumë i lidhur me duetin kryesues të Serie A, Juventus dhe Inter, në merkaton e dimrit, ndërkohë që gjigantët e Premier League, Manchester United, raportohej se ishin të interesuar.

Rakitic vazhdon të jetë i lidhur me kampionët italianë, ndaj kur u pyet nëse dëshiron të luajë përkrah pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Ronaldo, 31-vjeçari tha për “Bleacher Report Football” se është shumë i hapur për perspektivën: “Sigurisht që do ta bëja. Ai është, gjithashtu, një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Ju kënaqeni duke e parë atë duke luajtur, por bën shumë mirë te Juventusi”.

Rakitic është aktualisht shok skuadre me kapitenin e Barçës dhe gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi, për të cilin deklaroi se është më i madhi i të gjitha kohërave: “Është e mrekullueshme të luash me të. Messi është i veçantë. Ka pasur lojtarë të shkëlqyeshëm në çdo epokë, por jam i sigurt që Messi ka qenë më i miri në 15 vitet e fundit. Sipas mendimit tim, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Të jesh me të për gjashtë vite ka qenë diçka e jashtëzakonshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit