Rakitic i tremb të gjithë: Ky është edicioni im i fundit!

27 Dhjetor 2019
9:55
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet kroate ku ka folur për jetën e tij private, karrierën te katalanasit, por dhe atë me Kroacinë. Ai ka lëshuar batutën e fortë duke thënë se mund të largohet nga kombëtarja e Kroacisë pas 2020.

“Mund të jetë turneu im i fundit. Të jem i sinqertë, pak a shumë është vendim që e kam marrë. Do të flas me Dalic dhe do të shohim se çfarë duhet bërë. Nuk kam folur me të prej njëfarë kohe, nuk më ka marrë as më ka vizituar. 

“Ne do të konsiderojmë se çfarë është më e mira, jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin. E kam thënë se do të jap gjithçka nevojitet për brezin e ri të lojtarëve. Më e rëndësishmja është që Kroacia të shkojë mirë, nuk ka rëndësi se çfarë dua, por se çfarë është më e mira për të gjithë”, – tha ai. 

Rakitic foli dhe për të ardhmen e tij me Barcelonën. “Tani kam 1 javë pushim, por do të rikthehem me dëshirë në fazën përgatitore. Po luaj, nuk e di se çfarë ka ndryshuar. Mosha 31-vjeçare është më e mira për një futbollist që të luajë futboll. Nuk kam folur me Valverden. Kam dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje”, – tha ai.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit