Rakitic ndërron mendje: Barcelona është vendi ideal, dua të qëndroj këtu

8 Dhjetor 2019
21:31
back button

Ivan Rakitic ka pranuar se nuk kërkon të largohet nga Barcelona edhe pse minutat për të gjatë këtij sezoni kanë qenë të limituara.

“Në muajt e fundit kanë ndodhur shumë gjëra,” shprehet Rakitic pas fitores të së shtunës ndaj Mallorca-s.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra të pakuptueshme, por edhe ato duhen pranuar. Unë dua të vazhdoj të jap gjithçka për të luajtur këtu.

Nuk ka asnjë vend më të mirë se Barcelona kur vjen puna për të fituar trofe, ky është vendi ideal për mua.

Jam këtu për të luajtur dhe për të shfrytëzuar sa më mirë minutat që do të më jepen në dispozicion për të bindur trajnerin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit