Rakitic tërbon Barçën: Dua të luaj me Ronaldon!

13 Shkurt 2020
20:24
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka lëshuar sërish sinjale largimi nga katalanasit. Ai ka dh ënë një intervistë për Bleacher Report ku tregon se do t’i pëlqente të luante me Cristiano Ronaldon. “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me një nga lojtarët më të mirë të historisë. Të pëlqen ta shohësh duke luajtur dhe po shihet se çfarë po bën te Juventusi. Për mua është një nga më të mirët e historisë”, – tha Rakitic. 

Ai foli dhe për shokun e tij të ekipit, Lionel Messin. “Ai është i jashtëzakonshëm, kështu do të ishte dhe nëse luante ndonjë sport tjetër. Për mua është më i miri i të gjitha kohërave. Më i miri që kam luajtur dhe që kam patur kundërshtar”, – tha Rakitic. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit