Rama: Falenderoj Vllazninë për Çinarin, Jorgji shkatërroi derbin

21 Janar 2021
20:46
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka folur pas ndeshjes derbi të fituar ndaj Tiranë me rezultatin 1-0. Erald Çinari bëri diferencën me golin e tij dhe pse luajti pak minuta në fushën e lojës. Zyrtari i të kuqve foli pas sfidës së fituar.

Vllaznia– “Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Faleminderit Vllaznisë për Çinarin, sapo falënderova Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin, e njëjta gjë edhe për Hakajn. Vllaznia po tregon vlera, po i jep ritëm kampionatit”.

Fitorja– “Fitorja të kënaq gjithmonë. Kur vjen me një lojë bindëse, të kënaq edhe më tepër. Arbitrat janë një e keqe e domosdoshme e futbollit. Bëtë mirë që në fillim pyetët për gjëra të rëndësishme dhe nuk pyetët për arbitrimin”.

Jorgji – “Ishte episodi i radhës i serialit si të shkatërrosh një derbi, pati gjykim me probleme në të dyja anët. Nuk dua të flas për gjërat që janë më pak të rëndësishme. Derbi jashtë Tiranës u bë nga halli.

Sherri i tifozëve– “Nuk kam pasur asnjë informacion për konfliktet jashtë stadiumit. E di që tifozët tanë na ndjekin dhe na japin ngrohtësinë. Nuk i pashë te pallati sipër, mbase policia ka marrë masat. Unë nuk do të doja që një ndeshje e Partizanit të kthehej në një problem për pandeminë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit