Rama gjen fajin te lojtarët, drejtori i Partizanit me mesazh direkt!

9 Mars 2020
21:37
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli pas humbjes me skuadrën e Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Zyrtari i të kuqve beson se ndeshja ndaj kuqebluve ishte momenti i duhur për të reaguar, por nuk ndodhi ashtu. 

Humbja – “Është një humbje që dhemb, sepse bëmë shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojmë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është bërë për punë afatgjatë. Kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që duhet të rindërtojmë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativisht mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre. Që lojtarët nuk po e shprehin. 

“Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishëm, por të rëndësishëm janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdo qoftë”.

Titulli – “Kam kohë që  i them djemve dhe stafit që duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj marrim tre pikët apo barazojmë kjo varet nga ajo që çfarë japim në fushë. Sot nuk e dhamë dhe merituam të humbisnim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit