Rama i përgjigjet Bashës: Nuk mund të marrë peng Qeverinë!

19 Maj 2020
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij për News 24 foli dhe në lidhje me thëniet e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë teatrin në pozicionin që ka qenë. Ai tha se qeverinë e tij nuk mund ta marrë peng askush.

Alternativa që unë do fitoj zgjedhjet e do ta rindërtoj siç ishte është e pranueshme, ta paraqesi para popullit, të marrë votat, nëse i merr ta mbajë fjalën siç e ka mbajtur zakonisht fjalën kur ka qenë në drejtim, kjo është normale, tani kemi opsionin ta rindërtojmë siç ishte, kjo është puna e tyre.

“Ndërkohë që sa për ngjyrën e vijave, meqë e kam dhe zanat të vërtetë e të përhershëm këtë punën e ngjyrave të kuqe, blutë e të verdhat janë si ato bojërat e fëmijëve që uji i parë i merr me vete. Nuk vendos dot një parti politike apo të gjitha, nuk vendosin vija të kuqe për kompetencat ekskluzive që i jep Kushtetuta qeverisë qëndrore e vendore dhe parlamentit.

“Vija të kuqe mund të vendoset për reforma, aty ku edhe partitë kanë pjesëmarrjen e tyre, por që partitë të vijnë vija të kuqe çfarë duhet ose jo të bëjë qeveria nga detyrat e saj kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Shqipëri kjo i vonon gjërat, por në asnjë mënyrë nuk kthehet dot në normë. Duhet menduar mirë kur vihen vijat dhe ngjyra e vijës sepse i merr uji i parë kur janë vendosur.

“Peng qeverinë e këtij vendi dhe mua nuk më merr dot askush asnjë lloj force në këtë rruzull, jo më një opozitë sado e respektuar të jetë e të thotë unë do vij të ulem me ty dhe për atë që është interesi im unë e kam një vijë të kuqe dhe këtë që smë pëlqen mua mos e bëj.”, tha Rama.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit