Rama, kryeministri shqiptar dhe tifoz i Juventusit: Dybala, i mbivlerësuar. Draghi, bëje ministër Chiellini!

18 Maj 2022
13:17
Alfred Lleshi

“Dybala kurrë nuk arriti të ishte ai që të gjithë mendonin se ishte”. Tema? Paulo Dybala. Konkluzioni? Nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, tifoz i Juventusit.

I intervistuar nga “Tuttosport” në kuadër të finales së “Conference League”, që do ta shohë Romën protagoniste në Tiranë, kreu i ekzekutivit shqiptar ia lejoi vetes të analizonte edhe çështje dite te bardhezinjtë. “Ndoshta kanë të drejtë, – vazhdoi të fliste Rama për sulmuesin argjentinas, – që thonë se është mbivlerësuar”.

Përveç Dybala, “Allianz Stadium” ishte i emocionuar për lamtumirën e Chiellinit, pas 17 vitesh me fanellën bardhezi. “Po të isha Draghi (kryeministri italian), do t’i propozoja Ministrinë e Rinisë. Në mirëbesim të plotë Chiellini do t’i jepte brezit të ardhshëm përgjegjësinë e mbrojtjes së vlerave”.

Kryeministri shqiptar foli edhe për finalen e parë europiane që do të luhet në Shqipëri, të mërkurën e ardhshme. Do të jetë Roma-Feynoord, e vlefshme për “Conference League”: “Kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë, për ne do të jetë një ‘Super Bowl’ i vogël.

A jam i shqetësuar për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë? Jo, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftonim për Champions League”.

Njëri nga dy finalistët është ekip italian, Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë për mua prej José Mourinhos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit