Ramadani nuk krijon polemika: Kombëtarja mbi të gjithë, nuk ka problem nëse nuk luaj titullar

24 Mars 2023
14:25
Alfred Lleshi
back button

Në konferencën e ditës së sotme në prag të sfidës me Poloninë ishin të pranishëm dy lojtarët e kombëtares, Klaus Gjasula dhe Ylber ramadani. Ndeshja me polakët do të zhvillohet më 27 mars në Varshavë. Ylber Ramadani është një garanci e mesfushës kuqezi.

Nga grumbullimi me kombëtaren, ku vijon përgatitjet prej së dielës për kualifikuesen e 27 marsit, ish-lojtari i Partizanit, që tashmë luan në Skoci, bëri prognozën e tij për transfertën polake: “Ne do të shkojmë atje me shumë seriozitet, të japim maksimumin dhe të shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Sylvinho? Çdo trajner ka stilin e vet të punës, deri tani Sylvinho është shumë pozitiv dhe na ka përkrahur. Ka kthyer edhe atmosferën poizitive mes nesh. A do të luaj titullar në këtë ndeshje? Unë do të jap maksimumin në stërvitje, por vendos trajneri. Pavarësisht se kush luan, duhet të bëjmë maksimumin si grup.

Unë mendoj se grupi aktual i lojtarëve të kombëtares është shumë i mirë, duhet t’i marrim ndeshjet shumë seriozisht. Uroj të mos dalim pa pikë nag ndeshja e parë me Poloninë. Partizani furnizon edhe kombëtaren? Jam shumë i lumtur, sepse kam luajtur edhe unë te Partizani. Jam shumë i kënaqur për grumbullimin e Hadroj me kuqezinjtë për Poloninë.

Si po shkoj në kampionatin skocez? Punoj shumë si në ekipin tim, edhe në kombëtare. Në 36 ndeshje jam zëvendësuar vetëm 1 herë. A është avantazh ky? Unë këtë kam ardhur për të luajtur, por sidoqoftë kushdo që luan para meje s’ka problem. Ne të gjithë duam rezultat pozitiv.

Duhet ta tentojmë më shumë portën edhe ne mesfushorët për ta gjetur golin. Pozicioni im i preferuar në fushë? Normalisht, kur trajneri ka nevojë për të mbulur një pozicion të caktuar, do të jap 100% tim. Pra, jam në dispozicion të kombëtares dhe jo pëlqimeve të mia”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit