Ramadani për shortin e “Euro 2024”: Shqipëria ra në grup të hekurt, por asgjë nuk është e pamundur

4 Dhjetor 2023
12:50
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një pronocim për faqen zyrtare të FSHF-së në internet, mesfushori i kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Lecce në Itali, theksoi se i yni është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur, Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë shortin, ramë në një grup të vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë të bëjmë befasinë. Do të shkojmë atje të tregojmë nivelin e skuadrës tonë.

Edhe në kualifikueset e Grupit E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. E përsëris, do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dërëzohemi lehtë. Natyrisht, jemi në një grup të vështirë, por mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, – përfundoi pronocimin e tij Ylber Ramadani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit