Rami dhe fama e “playboy”: Tavolina më mbushej me vajza, rrija deri në mëngjes me to…

14 Tetor 2020
12:15
Alfred Lleshi
back button

Adil Rami ishte një karrierë plot kënaqësi, por herë pas here i shkundur nga disa turbulenca të jashtme. Mbrojtësi transalpin, i cili ka veshur fanellën e Boavista në Portugali këtë sezon, ka krijuar një reputacion si “playboy” gjatë viteve. Kjo qasje e shoqëron atë prej një kohe të gjatë.

Gjë që u konfirmua nga ish-qendërmbrojtësi i Milanit në një intervistë për “Le Figaro”: “Në fillim të karrierës sime doja të pushtoja një vajzë të re çdo javë, kam luajtur me imazhin tim prej “playboy”. Mosha dhe pjekuria më bënë të them mjaft. Kjo sjellje e imja ishte një nga gabimet që të rinjtë nuk duhet ta bëjnë kurrë, por është shumë e vështirë të rezistosh në një botë plot tundime”.

Është më lehtë për një futbollist të ketë qasje në një lloj të caktuar mjedisi: “Kur keni reputacionin e futbollistit me para, e gjeni veten me një duzinë vajzash në tavolinën tuaj. Ato më donin për dashurinë dhe theksin tim anglez. Më donin në të gjitha “ahengjet” e modës, unë mund të vazhdoja deri në gjashtë të mëngjesit me vajza, që luftonin për mua”.

Ndër arritjet e shumta të Rami është edhe lidhja me Pamela Anderson. Historia mes të dyve përfundoi me akuza për dhunë: “Unë e di se çfarë donte të bënte Pamela duke më akuzuar mua. Donte të më copëtonte, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin tim me shoqatën për mbrojtjen e grave të dhunuara. Ajo kurrë nuk bëri një ankesë për dhunë. Për dy vite kam vuajtur, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video dhe fotografi që mund të hedhin poshtë atë që është thënë. Por, tani kjo është e kaluara dhe nuk dua të shoqërohem më me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit