Rami: Lojtarët e PSG marrin paratë dhe bëjnë atë që duan…

15 Maj 2021
12:38
Denis Hakanaj
back button

Adil Rami, ish-kampion bote me Francën, ka kritikuar ashpër Paris Saint-Germain.

“PSG është një skuadër si gjithë të tjerat për sa i takon mentalitetit dhe sjelljes. Nuk do ta përfshija Kylian në këtë kritikë, sepse e konsideroj një djalosh të kujdesshëm dhe të përulur”, ka thënë mbrojtësi i Boavista-s për RMC Sport.

“PSG duhet të jetë në gjendje të menaxhojë lojtarët e vet. Nuk e di nëse kanë një sistem gjobash siç e kishim ne te Marseille, por nga jashtë duket se lojtarët shkojnë, marrin paratë e tyre dhe më pas bëjnë atë që duan”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit