Rami për trajnerin e ardhshëm të Marseille: Ka diçka nga Bielsa dhe Guardiola, por nuk e di nëse janë gati për të…

23 Shkurt 2021
16:14
Denis Hakanaj
back button

Adil Rami, ish-mbrojtës edhe i Milan-it, ka folur në një intervistë të dhënë për RMC Sport në lidhje me Jorge Sampaoli-n, trajneri argjentinas që sapo ka lajmëruar largimin nga Atletico Mineiro (zyrtarizimi vjen të enjten), për t’u transferuar, me përjashtim të surprizave, te Marseille.

“Ka një karakter të fortë, të zjarrtë. Mendoj se te Marseille do të duhet të mësohen. Nuk e di nëse kalimi i tij te Marseille është një gjë e mirë edhe pse nuk dime se çfarë do të ndodhë me shumë lojtarë që janë drejt largimit. Di që kërkon shumë nga skuadrat e tij”, ka thënë futbollisti francez.

“Ai, si Bielsa? Ka diçka të Bielsa-s në mënyrën e tij të lojës. Por duhet të them se ka edhe diçka nga Guardiola. Kur shikoj City-n, i them vetes se është ajo që kemi bërë te Sevilla me atë. Luan lart, bën shumë presing…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit