“Ramos? Është për të ardhur keq që gjërat shkuan kështu”

22 Qershor 2021
15:53
Denis Hakanaj
back button

Një javë ka kaluar nga lamtumira e Sergio Ramos nga Real Madrid dhe te Los Blancos ndihen që tani nostalgjikë.

Konfirmimi ka ardhur nga Eder Militao, tashmë ish-shoku i skuadrës i spanjollit, i cili ka folur në lidhje me vendimin e klubit dhe Ramos nga grumbullimi me Brazilin.

“Mendoj se është për të ardhur keq që është larguar nga Real Mad rid. Forca që i jepte grupit ishte e pabesueshme”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“Sergio është një legjendë. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ka bërë për futbollin dhe për Real Madrid. Kam mësuar shumë nga ai, është një njeri i shkëlqyer përveçse një lojtar i madh. Uroj që të jetë i lumtur kudo që të shkojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit