Ramos i hidhëruar: Kjo fanellë meriton më shumë

9 Gusht 2020
11:32
Denis Hakanaj
back button

Një La Liga, një Superkupë, por edhe një eliminim nga Champions League që djeg akoma. Sergio Ramos nuk fshihet dhe i bën një përmbledhje sezonit të Real Madrid si një kapiten i mirë.

Një sezon i veçantë për madrilenët, të cilëve u kërkohej të bënin diçka më shumë, ndoshta pikërisht në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ramos ka dashur të bëjë një bilanc të sezonit 2019-20, i kushtëzuar nga një ndalesë e detyruar nga emergjenca coronavirus.

“Është mbyllur një sezon atipik dhe i çuditshëm, shumë i vështirë për të gjithë”, ka shkruar kapiteni i Los Blancos.

“Ka një shije të hidhur dhe të ëmbël njëkohësisht, sepse ne jemi Real Madrid dhe jemi të detyruar të fitojmë gjithçka. Duhet të vlerësojmë fitoren e kampionatit, veçanërisht për rrethanat e veçanta në të cilat kemi luajtur”.

“Edhe Superkupa, por na ka trishtuar eliminimi nga Champions League. Donim më shumë. Tani është momenti  pushojmë për t’u kthyer më të motivuar sezonin e ardhshëm”.

“Kjo fanellë dhe kjo histori meritojnë gjithmonë më shumë. Në fitore, në humbje, gjithmonë: HALA MADRID. Faleminderit për mbështetjen tuaj, edhe në distancë”, ka përfunduar Ramos.

View this post on Instagram

Acaba una temporada atípica y extraña, muy dura para todos. El sabor es agridulce porque somos el @realmadrid y estamos obligados a ganarlo todo. Hay que dar mérito a la Liga, y más a una tan excepcional, y a la Supercopa, pero nos vamos tristes por la eliminación de la Champions. Queríamos más. Toca descansar para volver a por todas la próxima temporada. Este escudo y esta historia merecen siempre lo máximo. En la victoria, en la derrota, siempre: HALA MADRID. Gracias por vuestro apoyo incondicional, incluso en la distancia. An extremely strange season is over and the taste is bittersweet. This year has been very hard on everyone. But we are Real Madrid and we were set to win everything. Credit must be given to winning the Liga under such exceptional circumstances and the Spanish Supercup. However, being eleminated from the Champions League leaves us with a bitter aftertaste: we wanted more. Now it is time to rest to come back and fight for the next season. This badge and this history always deserve it all. In victory, in defeat, always: HALA MADRID. Thank you for your unconditional support, even in the distance. #HalaMadrid 📸 Getty

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit