Ramos “mjekon” plagët Spanjës, i bashkohet luftës kundër “Coronavirus”

25 Mars 2020
14:51
Alfred Lleshi
back button

Stafi i Real Madrid është mobilizuar në zbulimin dhe parandalimin e COVID-19. Kapiteni i të bardhëve, Sergio Ramos, ka kanalizuar përmes gruas së tij, Pilar Rubio, një kontribut prej 264571 maskash, 1000 pajisjesh mbrojtëse dhe 15000 testesh, që synojnë zbulimin e “Coronavirus”. Një donacion i rëndësishëm, që do të bëhet përmes UNICEF, organizatë me të cilën qendërmbrojtësi mban një marrëdhënie të ngushtë dhe ku është ambasador botëror.

Ndihma e Ramos dhe familjes së tij shton reagimin zyrtar të Real Madridit. Klubi i bardhë bëri një dhurim të madh furnizimesh mjekësore për siptalet e Madridit. Për momentin, kontributi financiar nuk është bërë publik, megjithëse Florentino Pérez do të japë më shumë detaje rreth kësaj në asamblenë e përgjithshme të entitetit të bardhë, që do të zhvillohet në shtator.

Ramos hedh një hap përpara dhe është i pari nga futbollistët e bardhë, që jep një dorë në luftën ndaj pandemisë globale të “Coronavirus”. Do të ketë edhe më shumë. Anëtarë të ndryshëm të Real Madridit do t’i bëjnë donacionet përkatëse për disa ditë. Ata po këshillohen si ta bëjnë këtë në mënyrën më të mirë, përmes organizatave më të dobishme për momentin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit