Ramos “nderon” Barcelona-n, Gavi heroik! Por Xavi mer lajmin e hidhur (VIDEO)

29 Shtator 2023
23:39
Telesport
back button

Barcelona-Sevilla çelën javën e tetë të La Liga, me “katalanasit” që fituan me rezultatin 1-0 falë Sergio Ramos në “Estadio Olimpico”. Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan që të gjenin golin, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Fraksioni i dytë po ashtu solli një sërë rastesh, megjithatë ky takim u vendos nga Sergio Ramos, me ish-kapitenin e Real Madrid që bëri autogol në minutën e 76’ dhe i dhuroi fitoren ekipit të Xavit.

AUTOGOLI I RAMOS – VIDEO

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Barcelonën që rikthehet në krye të renditjes me 20 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 12-të me shtatë pikë.

Gavi hero – Gavi sonte ka qene nder me te miret ne fushe dhe me nje shpetim spektakolar pjesen e pare sigurisht qe ka mbajtur rezultatin 0-0 deri kur erdhi autogoli i Ramos… “Fitorja ka shije lavdie, është një fitore e rëndësishme, e merituam nga fillimi në fund, të lumtur për të. E njëjta gjë ndodhi në ndeshjen kundër Mallorcas, por gabuam shume kurse sot dolëm me fitore per nje episod.

Duhet te jemi me te sakte perpara porte. Sonte ishim te zhgenjyer nga ajo qe ndodhi ndaj Mallorcas dhe ndikoi psikologjikisht te ekipi.”

GAVI HERO – VIDEO

Lajmi i keq ka te beje me demtimin e brazilianit Raphinha qe duket se do te kthehet pas 1 muaji dhe kjo shton hallet e Xavi Hernandez qe vazhdon te beje pa Pedri dhe pa De Jong, sot te dy ne tribune.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit