Ramos përulet para Messit: Po të mos ishte ai, Reali do të kishte më shumë tituj

8 Prill 2021
14:16
Alfred Lleshi
back button

Sergio Ramos nuk ka dyshime se Real Madridi do të kishte pasur edhe më shumë sukses gjatë kohës së tij në këtë klub, nëse Lionel Messi nuk do të ishte te Barcelona. Kapiteni i “Los Blancos” ka fituar katër Liga të Kampionëve me madrilenët, por pesë titujt e tij të La Liga-s janë vetëm gjysma e atyre që ka Messi me katalanasit.

“Ne kemi vuajtur kundër Messit gjatë këtyre viteve, – thotë Ramos në dokumentarin dedikuar atij. – Nëse Barcelona nuk do ta kishte Messin, ndoshta do të kishim fituar më shumë tituj. Ka qenë një kohë kur ne u përballëm me Barcelonën më të mirë në histori. Kishim një trajner të shkëlqyeshëm si Jose Mourinho, por ishte e vështirë që t’i mposhtnim ata. Nuk fituam shumë, ndaj pati tension të madh, të shkaktuar nga ata ose nga ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit