Ramos “thërret” kombëtaren e Spanjës, zbulon pse la Real Madridin për PSG

28 Janar 2022
8:46
Alfred Lleshi
back button

Sergio Ramos donte të shpjegonte arsyet që e shtynë të pranonte ofertën nga PSG dhe të largohej nga klubi i jetës së tij: “Ishte emocionuese, gjithashtu e komplikuar, sepse kisha kaluar shumë vite në Madrid. Është një projekt unik sportiv, më pëlqeu shumë.

Si familje kishim nevojë për kohë për t’u përshtatur, veçanërisht për shkak të shkollave dhe gjetjes së një shtëpie të re. Pastaj jam optimist dhe më pëlqejnë sfidat. Unë jam këtu për ta ndihmuar skuadrën të fitojë Champions League.

Sot, PSG është skuadra që duhet mposhtur për projektin, për të gjithë lojtarët që ka në përbërje. Tani duhet ta dëshmojmë në fushë se jemi në dinamikë të mirë dhe aspirojmë t’i fitojmë të gjithë titujt. Është një ekip i madh, nuk ka shumë vite histori, por ka një projekt unik dhe të gjithë lojtarët duan të vijnë te PSG sot. Unë kam ende të njëjtat ambicie dhe dua të vazhdoj të fitoj”.

Disa fjalë edhe për nënshkrimet e verës së kaluar: “Njihja Messin, më të cilin kisha kontakte. Me Keylor kishim folur tashmë për këtë më parë. Gjithashtu me Neymar dhe lojtarë të tjerë. Pritja ka qenë e jashtëzakonshme dhe përshtatja është më e lehtë në këtë mënyrë”.

I pyetur për rikthimin e tij të mundshëm në kombëtaren spanjolle, ish-kapiteni është nostalgjik: “Kujtimet e mia më të mira janë fitimi i trofeve, me trajnerë të ndryshëm. Për mua është krenari të përfaqësoj vendin tim, të mbroj ngjyrat e Spanjës. Të jem kapiten i kombëtares është një kënaqësi e madhe personale, shpresoj që të vazhdoj ta bëj këtë më shumë ndeshje.

Ndihem krenar, është diçka e papërsëritshme të fitosh tri kampionate radhazi të kësaj rëndësie (dy Kampionate Europiane dhe një Botëror). Gjithçka është pasqyrë e punës dhe e një brezi unik. 180 ndeshje me kombëtaren janë shumë, por nuk dua ta mbyll këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit