Ramsey: Tek Uellsi e dinë çfarë dua. Tek Juventus…

11 Qershor 2021
20:44
Denis Hakanaj
back button

Aaron Ramsey është shfryrë pas dy sezonesh të vështira të kaluara tek Juventus.

Mesfushori ka kritikuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë bardhezinjtë nga grumbullimi me Uellsin.

“Ka qenë një periudhë e vështirë. Ka patur shumë faktorë dhe ndryshime me të cilat nuk isha mësuar. Futbolli është një sport skuadre. Shpesh ndodh që të gjithë të bëjnë të njëjtat gjëra, ndërsa disa lojtarë mund të kenë nevojë për më shumë vëmendje”, ka thënë mesfushori.

“Kështu që kam marrë në dorë situatën dhe jam rrethuar nga njerëzit e duhur për të krijuar planin më të mirë të mundshëm për t’u kthyer sa më shpejt në formë”, ka vazhduar ish-ylli i Arsenal-it.

“Stafi atletik i Uellsit më njeh prej kohësh, qëkur isha tek Arsenal. Më kuptojnë, e njohin trupin time dhe e dinë për çfarë kam nevojë”, ka deklaruar Ramsey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit