Rangers, në vend të ndeshjes transmetohet një video porno! Tifozët: “Më mirë kështu…”

23 Korrik 2019
17:13
Denis Hakanaj
back button

Tifozët e Rangers kanë shprehur gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale pasi një streaming direkt i miqësores kundër Blackburn Rovers është ndërprerë dhe në vend të ndeshjes, e përfunduar 1-1, është transmetuar një video porno.  

Siç ka bërë të ditur "TheNationalScot", pas rreth 20 minutash nga fillimi i ndeshjes janë shfaqur imazhet pornografike.

Klubi ka konfirmuar se kjo situatë është krijuar nga një transmetim ilegal në kanalin zyrtar të skuadrës. Disa tifozë e kanë marrë me të qeshur: "Të shikosh një porno të ndihmon të durosh lojën e Rangers!". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit